10 shenjat më të zakonshme paralajmëruese të kancerit

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi

Ajo çfarë e bën kancerin të vështirë për t’u trajtuar është fakti se nuk jep shenja në fazat e hershme të tij, ose shenjat e para paralajmëruese janë shumë përgjithësuese dhe nuk mund të duken si shqetësuese në fillim.

Ja disa nga shenjat më të zakonshmë që shfaq kanceri në fazat e hershme të tij:

kruarje trupiGunga nën lëkurë: zonat më kritike që mund të tregojnë kancer janë gjoksi, testikujt, sqetulla, fyti, barku dhe indet e tjera të buta. Çdo lloj gunge apo ndryshimi tjetër në këto zona do t’ju ndihmonte të ekzaminoni sëmundjen në fazat e hershme të tij.

Ndryshimet në lëvizjen e zorrëve: çdo ndryshim në jashtëqitje, gjakderdhje, dhembje të anusit, kapsllëk, diarre që vazhdon për disa ditë janë një “alarm i kuq” për të shkuar tek mjeku.

Humbje oreksi dhe probleme me gëlltitjen: çdo lloj sikleti në tretjen e ushqimit etj mund të jetë shenjë për sëmundjen.

Ndryshimet në gojë dhe/ose gjuhë: gungat brenda gojës, mishërat e acaruara, probleme me fytin janë disa simptoma që kërkojnë konsultim me mjekun.

Gjakderdhje: çdo lloj gjakderdhje (përveç ciklit menstrual tek femrat) është shqetësuese.

Kollitjet: nëse kollitjet nuk vijnë si faktor i rastit, i gripit apo të ftohurës dhe nëse janë të forta, të vazhdueshme dhe mbytëse mund të tregojnë për kancer në mushkëri, ezofag, fyt madje edhe stomak.

Ndryshimet në zë: nëse zëri juaj trashet apo hollohet në mënyrë të pakuptimtë dhe vazhdon për disa ditë mund të tregojë për kancer të laringut.

Burimi: Daily Health

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze