EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para

Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK dhe një oficer i Policisë Gjyqësore.

Ende nuk ka detaje të plota lidhur me arsyet e ndalimit dhe çështjen konkrete për të cilën po pyetet zyrtari.

Kujtojmë qe Arben Voja është përballur më herët edhe me hetime të Prokurorisë së Fierit për dyshime për shpërdorim detyre gjatë kohës kur drejtonte Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër.

Në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria e Fierit njoftoi për përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e tij, së bashku me gjashtë punonjës të tjerë, për gjykim për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Hetimet lidhen me shkelje të pretenduara në procedurat e dhënies së lejeve mjedisore dhe mosmbledhjen e tarifave përkatëse.

Ndërkohë, në vitin 2023, Arben Voja ishte kallëzuar edhe në SPAK  për dyshime për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, gjatë kohës kur drejtonte Kadastrën e Fierit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha