Blerina Bombaj, dietologe
Këto gjethe jeshile gëzojnë një sërë vetish mbrojtëse për shëndetin e atij që i konsumon rregullisht. Ato përmbajnë lëndë ushqyese thelbësore në përqendrim të dendur, duke i bërë një burim mjaft ushqyes vitaminash, antioksiduesish dhe mineralet. Ja 10 vetitë më të rëndësishme të pazive:
-Tepër të pasura në antioksidues, si vitaminë E, C, karoten, kuercitinë, kaempferol – të gjitha me veti antikanceroze!
-Rregullon sheqerin në gjak!
-Forcon kockat në sajë të kalciumit!
-Lufton kancerin në sajë të fibrave, klorofilit dhe fitokimikateve neutralizuese kundër radikaleve të lira!
-Mbron trurin në sajë të vitaminës K!
-Ndihmon personat që vuajnë nga anemia të plotësojnë nevojat në hekur.
-Forcon shëndetin e flokut: nëse keni vënë re, të gjitha suplementet për flokët përmbajne vitaminën “biotinë”. Te pazitë gjendet me bollëk!
-Ndihmon shqisën e shikimit në sajë të “luteinës”, një antioksidues që mbron sytë!
-Ndihmon në humbjen e peshës së tepërt duke ofruar një sërë lëndësh ushqyese në pak kalori!
-Rregullon tensionin e lartë në sajë të kaliumit që përmban me bollëk!
Kujdes: pazitë përmbajnë oksalate të cilat nxisin formimin e gurëve në veshka ose tëmth. Është mirë që personat që kanë të tilla probleme, t’i konsumojnë me pakicë. Në përgjithësi pazitë futini në ujë të vluar për 1-2 minuta, në mënyrë që të largohen oksalatet. Këtë ujë duhet ta derdhni.


