100 vizita brenda ditës, fluks pacientësh në urgjencën e spitalit të Shkodrës/ Qarkullon gripi dhe Covid-19

Urgjenca e spitalit rajonal të Shkodrës përballet në këto ditë të para të vitit të ri me numër të lartë të vizitave. Mjekja e urgjencës, Ervisa Abdyli, thotë se brenda 12 orëve kryhen 100 vizita, teksa janë shtuar gjendjet virale.

Ajo thekson se në këto ditë të para të vitit 2022 ka pasur shumë raste të djegieve me fishekzjarre. Duke iu referuar situatës së Covid-19, ajo i bën apel qytetarëve që të kenë kujdes në grumbullimet dhe të marrin masa.

“Qytetarët të kenë kujdes, të shmangin kontaktet e afërta, grumbullimet. Duhet të marrin masa që mos të paraqiten vonë në spital.
Janë paraqitur shumë gjendje virale të cilat i adresojnë tek urgjenca e infektivit, shumica e të cilve dalin tampon negativ. Situata ka një shtim të rasteve, rreth 100 vizita në 12 orë. Më shumë janë shtuar gjendjet virale që urgjenca jonë i adreson në infektiv kur janë me temperaturë.

Ditët e para të vitit kemi pasur djegie me fishekzjarre dhe ato që janë më të shpeshta, hipertension etj”, tha mjekja e urgjencës, Ervisa Abdyli.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet