“127 vetëm për urgjencat” Manastirliu tregon numrin e ri: Telefononi këtu për të kërkuar informacion për COVID19

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar se së shpejti do të ketë një numër të ri telefoni në dispozicion të qytetarëve për të kërkuar informacion në lidhje me COVID 19.

Kështu, vec 127 që do të jetë vetëm për urgjencat, Manastirliu u shpreh se numri 08004040 do t’ju vijë në ndihmë qytetarëve për informacione të ndryshme.

“Po kemi menduar një zgjidhje tjetër pavarësisht se qendra kombëtare emergjencave ka kapacitetin për fluks thirrjes por janë dy tipologji njerëzish që kërkojnë ndihmë. Janë ata që telefonojnë për COVID-19 dhe qytetarë që duan informacion. Ne duam të hapim një linjë të gjelbër për qytetarët që kërkojnë informacion 08004040 i cili do të jetë numër i vendosur në dispozicion të qytetarëve për informacion për COVID-19. Për të krijuar dhe lidhjen mes qytetarëve dhe mjekut të familjes duke shmangur vajtjen në qendrat shëndetësore dhe për gjithë shqetësimet për paketën e rimbursimit të barnave. Do të jetë një linjë e dedikuar, e cila bëhet funksionale sot. Ne jemi duke punuar për çështjet teknike për trajnimin e stafit që të ulim fluksin e tel në 127, i cili do vijojë të jetë numër i dedikuar për urgjencat”, deklaroi ministrja në një lidhje me News 24.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar