13 shqiptarë të infektuar shkojnë në Itali, reagon guvernatori i Toskanës

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ulja e numrit të të infektuarve në Itali ka qetësuar shtetin fqinj gjatë pas periudhës post – karantinim. Megjithatë, shtimi i rasteve të të prekurve të ardhur nga vendet e tjera ka frikësuar italianët për një rikthim të koronavirusit. Kjo vlen sidomos për vendin tonë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 raste pozitive. Guvernatori i Toskanës, Enrico Rossi, ka kërkuar që qeveria italia të marrë sa më shpejt situatën nën kontroll për shmangien e një përhapjeje tjetër kërcënuese.

“Qeveria duhet të ndërhyjë, në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin direkt të fluturimeve”, shprehet Rossi.

Guvernatori i rajonit të Toskanës ka kontaktuar me konsullatën e Shqipërisë, duke i kërkuar të kontrollojë udhëtarët, që të respektojnë masat, si dhe duke urdhëruar rikthimin e detyrueshëm 14 ditor të karantinës.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara