14 raste të reja me COVID-19, në total 562 persona të infektuar

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus, nga të cilët 1 është personel mjekësor në Shkodër.

Shtatë raste të reja janë në Krujë dhe 5 në Tiranë. Ndërsa në total, deri tani janë konfirmuar me COVID-19, 562 persona.

“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19 prej të cilëve një personel shëndetësor në Shkodër. Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste të Tiranë 2  raste në Shkodër.

Janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra 10% e të gjithë të testuarve.Kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.Në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej më shumë se një jave.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Tiranë, Skodër dhe Krujë” sqaroi Marjeta Dervish inga Instituti i Shëndetit Publik.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma