15 milionë lekë gjobë dhe pezullim aktiviteti për kompaninë që hidhte në lumë mbetjet spitalore

Një ditë pas denoncimit në emisionin “Stop” të kompanisë “Euroteam”, për hedhjen në ujërat e lumit Erzen të mbetjeve spitalore, kanë reaguar institucionet shtetërore.

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve e ka gjobitur me 15 milionë lekë dhe pezullim të plotë të aktivitetit. Lapsi.al sjell me poshtë shkresat që dëshmojnë vendimin kundër kompanisë private.

Skandali me këtë kompani mori përmasa më të mëdha nisur edhe nga fakti se administratorja e saj ushtroi dhunë ndaj gazetarit të “Stop” teksa ky kishte zbuluar se mbetjet e rrezikshme spitalore derdheshin në lumin Erzen./Lapsi.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet