15 raste të reja, shkon në 377 numri i të prekurve në Kosovë, tetë persona kanë humbur jetën

15 raste të reja janë konfirmuar në Kosovë, duke e çuar numrin në total të të prekurve në 377. Një person ka humbur jetën nga koronavirusi të hënën, duke shënuar në total tetë viktima nga koronavirusi.

“Më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 154 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq.

Nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 38 vjeç nga Lladovë-Istog, e konfirmuar me COVID-19 me datë 12.04.2020. Pacientja ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Pejës nga data 09.04.2020 prej ku edhe transportohet në Klinikën e Kirurgjisë për trajtim. Pacientja ka patur sëmundje të tjera shoqëruese.”

Ndërsa numri i të prekurve rritet, numri i të shëruarve ecën me ritme më të ngadalta.

Sot më 13 prill 2020, janë shëruar edhe katër (4) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63).

Deri më tani janë testuar gjithsej 3.410 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma