17-vjeçari mposht sindromën down/ Gersi Troka, nxënës i shkëlqyer dhe kampion noti

Gersi Troka e ka mundur fatin e tij. Ai ka lindur me sindromën down. Por, pavarësisht vështirësive, ai ia ka dalë të jetë një nxënës i mirë dhe një notar i mirë. Stërvitet çdo ditë dhe tashmë dëshiron t’i ngjajë yllit amerikan Michael Phelps.

Arian Fetishaj, trajner noti: “Është korrekt në gjithçka, percepton shumë mirë çdo ushtrim që këshillohet nga trajneri dhe instruktori, dhe ajo që është më e bukur që mua më le mbresa është edhe mënyra se sa mirë e pranojnë dhe të tjerët në atë grup”.

Krahas notit, rutina e tij ditore përfshin edhe shkollën ku ndjek studimet për informatikë. Ai na tregon se rezultatet në mësime i ka të larta dhe në veçanti në lëndën e Historisë të cilën e drejton mësuesja e tij e preferuar Elona, por pa lënë pas edhe poezinë. Të qënurit nën vëmendje shpesh krijon konfuzion për të, prandaj dhe drejtuesit e shkollës na tregojnë se përpiqen ta bëjnë të ndihet i barabartë me të tjerët.

Xhuma Çupa, drejtoresha e shkollës: “Në 5 minutësh e shikon Gersin që shkon takon edhe shokët e klasës së 13-të, ai është në klasë të 11- të edhe e sheh është në grupin e shoqërisë, futet në rreth me të tjerët dhe kjo na ka dhënë kënaqësi, sepse kur bëjmë të ndryshojë Gersi është edhe njësi matëse, i bën aq mirë kolektivit në klasë”.

Gjithëpërfshirja është beteja e tuar me 17-vjeçarin Troka që e ka bërë të kalojë të gjitha pengesat në komunikim dhe në integrimin me shoqërinë. Gersi na rrëfen edhe një pasion tjetër të fshehur të tij, dëshirën për muzikën.

Burimi: Klan Plus 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?