Kryefaqja Aktualitet 2 ditë Kongres: Hematologjia Shqiptare në proges të vazhdueshëm

2 ditë Kongres: Hematologjia Shqiptare në proges të vazhdueshëm

0
Shpërndaje

Denisa Canameti

Shoqata Shqiptare e Hematologjisë ka organizuar Kongresin e XIII me tematikë “Hematologjia Shqiptare në proges të vazhdueshëm”. Ky aktivitet i cili ka zgjatur dy ditë është Akredituar nga Zyra Europiane e Akreditimit të Evenimenteve Shkencorë. Hematologu i njohur Prof. Arben Ivanaj njëkohësisht organizator i Kongresit, I pyetur rreth këtij aktiviteti shprehet se:

“Ne si hematologë shqiptarë tentojmë të ndjekim progresin. Tematika nënkupton që këtë vit jemi më mirë se vitin e kaluar dhe më mirë se para dy apo tre vite më parë. Pavarësisht ritmeve në të cilat është hematologjia në botë, ne tentojmë të ndjekim këtë ritëm.

“Këtë vit na kanë nderuar me pjesmarrjen e tyre, një numër i madh heamtologësh, më të mirë aktualisht në Europë dhe botë. Është hera e parë që në Shqipëri vijnë një numër kaq i madh hematologësh të shquar” shprehet Ivanaj.

I pyetur për se cila është qasja e temave të hematologëve shqiptar dhe hematologëve të huaj, Ivanaj thotë se:

“Temat janë relativisht të ngjashme. Hematologët shqiptarë do të trajtojnë tema suplementare të njëri tjetrit për të mbyllur gjithë kuadrin e hematologjisë. Programi është organizuar në mënyrë të tillë që të rrisë shkallën e njohurive të hematologëve dhe deri në fund të kongresit të mos mbetet asnjë gjë pa u trajtuar”.

E ndërsa sa i takon progresit të Hematologjisë Shqiptare krahasimisht me atë në Europë dhe në botë, prof. Arben Ivanaj vazhdon se: “Ashtu siç kemi distancat gjeografike, kemi dhe distancat në aplikime, por e rëndësishme është mënyra sesi e bëjnë progresin. Do t’i shohim gjërat me syrin e progresit apo me syrin e staniacionit?!

Këndvështrimi ynë është këndvështrimi i progresit dhe të tentojmë që të afrohemi çdo ditë me ata. Hematologët e huaj kanë ardhur në mbështetje dhe për të na treguar që edhe në mundemi që të arrijmë progres. Është e mundur që ta ndryshojmë situatën” përmbyll profesori.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here