Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Në ditët e sotme, ka shumë njerëz që vuajnë nga venat e përhapura dhe tromboza. Statistikisht, femrat janë më të prirura për tu prekur nga ky problem krahasuar me meshkujt.
Venat e fryra, pengojnë qarkullimin e gjakut drejt zemrës, duke shkaktuar probleme dhe vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme.
Valvulat e dëmtuara nga mbipesha, mungesa e ushtrimit, lëndimit, shtatzënisë, qëndrimit në këmbë ose ulur për orë të gjata shkaktojnë variçet.
Për fat të mirë në shumicën e rasteve kjo nuk është shumë serioze dhe variçet e krijuara mund të trajtohen me mjete alternative në shtëpi. Përveç kësaj zakonet e duhura së bashku me ushtrimet janë të rëndësishme.
Kjo recetë magjike është tepër efektive për të trajtuar venat me variçe dhe trombozën. Ajo është trashëguar nga brezi në brez për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme që jep.
Për të përgatitur këtë recetë, do t’ju duhet:
- 1 filxhan qumësht dele
- 1 sapun për fëmijë
Metoda e përgatitjes:
Para së gjithash, duhet të bluani sapunin dhe pastaj derdhni qumështin. Aplikoni përzierjen mbi pikat problematike. Rekomandohet të përhapni përzierjen duke masazhuar këmbët lart e poshtë, tri herë në ditë. Duhet të vendosni kompresa me sasi më të madhe nga kjo përzierje në këmbët tuaja dhe ti mbani për 2 orë.
Shënim: Mbani përzierjen në frigorifer dhe konsultohuni me mjekun para se ta përdorni!/ shendeti.com.al


