21-vjeçarja nga Fushë-Kruja: Tentoi vetëvrasjen. I vdes foshnja në bark, përfundon në dializë

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

U bë i njohur sot përmes medias rasti i një 21-vjeçarje nga Fushë Kruja, e cila kishte shkuar në një nga martenitetet e Tiranës për të lindur. Fatkeqësisht, pas ndërhyrjes së mjekëve, fëmija është nxjerrë në gjendje të vdekur. (Lexo lajmin)spital

Deklarata e policisë për median nuk ka sqaruar shkaqet e vdekjes së fëmijës dhe gjendjen e nënës.

Të kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, mjekët e maternitetit ku ka shkuar për të lindur gruaja hedhin dritë mbi çështjen në fjalë.

‘Nëna ka pirë një sasi të lartë ilaçesh dhe ka prerë damarët. Mjekët kanë ndërhyrë për të shpëtuar fëmijën, por fëmija ka lindur i vdekur. Nëna është në reanimacionin e QSUT- së, në dializë për shkak se veshkat nuk i filtrojnë më. Është në gjendje kritike për jetën. Fëmija ka vdekur si pasojë e tentativës për vetëvrasje të nënës’, thanë mjekët./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç