3 ditë “shtetrrethim”, Rama: Mbyllen fasoneritë dhe Call Center, pronarët do të mbajnë përgjegjësi

Kryeministri Edi Rama në një komunikim online me publikun, ka sqaruar edhe një herë masat drastike që janë marrë sot, me ndalimin e qarkullimit të të gjitha automjeteve për tre ditë, në 8 qytete, mes tyre Tirana e Durrësi.

Duke kërkuar ndjesë për këto kufizime lirie, Rama u shpreh se kjo është forma më e mirë për të ngadalësuar koronavirusin në vendin tonë.

Kreu i qeverisë njoftoi mbylljen e Call Center, dhe fasonerive në vend ditën e nesërme, duke paralajmëruar pronarët e kompanive se nëse nuk do të zbatojnë masat, do t’u mbyllen bizneset dhe do të mbajë përgjegjësi për kostot.

Ai u shpreh se ky grip nuk ndalet të shkojë kudo, por ndryshe nga çdo grip i zakonshëm që kalon pa trauma, ku grip luftohet me masa shtrënguese që përshkallëzohen me masa drastike.

Për mbylljen e kufijve më herët, Rama thotë se kufijtë mbyllen pas shfaqjes së rastit të parë e jo më herët, duke thënë se nëse kjo do të kishte qenë efektive, murtaja nuk do të kishte prekur të gjithë planetin në mesjetë.

“Pse ngadalësimi i përhapjes është jetik? Së pari ky është një grip i pazakonshëm që do prek shumë prej nesh si grip i zakonshëm, por 80% nuk do ta marrin vesh sepse s’do kenë asnjë shenjë. Së dyti vetëm 20% do kenë shenja, e do ta kalojnë me sikletet e një gripi, për këta këshillohet izolimi brenda e mbajtja larg e të moshuarve, por nuk bëhet shtrim në spital. Vetëm 20% e këtyre që kanë shenja, rezultojnë pozitiv me shenja shqetësuese dhe janë mbi 60 vjeç apo kanë sëmundje kronike, dhe vetëm për ta duhet shtrim në spital. Ngadalësimi përmes masave shtrënguese krijon dy avantazhe: zvogëlon mundësinë e atyre që kanë nevojë të shtrohen në spital të jetë më i madh se kapacitetet e spitaleve, dhe e dyta i jep kohë shkencës të gjejë vaksinën, ndërsa për Shqipërisë i jep kohë për ngrohjen e temperaturave”.

“Kemi në dorë ta lodhim deri sa ta mundim këtë armik, me ndihmën e Zotit, diellit , rritje e temperaturave, nëse i bëjmë të gjitha si duhet mund t’ia dalim”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak