Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Ja një tjetër arsye për të thënë gëzuar: Sipas akademikëve tek Universiteti “Reading”, konsumimi i shampanjës tre herë në javë mund të parandalojë sëmundjen e dementias dhe alcajmerit.
Një substancë që gjendet tek rrushi dhe që përdoret për të prodhuar shampanjën, mund të mbrojë trurin nga sëmundje të ndryshme. Testi është kryer tek minjtë dhe shkencëtarët po planifikojnë ta testojnë atë jashtë laboratorit.
“Ky studim është shumë i rëndësishëm, pasi tregon për herë të parë se konsumimi i moderuar i shampanjës ka një ndikim të rëndësishëm në funksionin e njohjes, si për shembull tek kujtesa”, u shpreh profesori dhe kreu i studimit, Jeremy Spencer, sipas revistës Marie Clarie.
Ekspertët e sëmundjes së alcajmerit mendojnë se rezultatet e këtij studimi janë interesante, megjithatë, sipas tyre, duhet të bëhen edhe më shumë kërkime mbi të./ www.shendeti.com.al


