Përgatiti për gazetën “Shëndet+’”: Elena Beta
Duke përshpejtuar metabolizmin do të arrini të humbni peshë më shpejt. Kur një person ka metabolizëm të ngadaltë ka më shumë probabilitet të shtojë në peshë, duke qënë se metabolizmi është i ngarkuar nga kaloritë e mara. Prandaj është e rëndësishme të kërkoni ndihmën e nevojshme për përshpejtimin e tij. Për të arritur këtë, mund të përdorini metoda natyrore të cilat mund të rezultojnë tepër efikase. Për më tepër njihuni me to!
Konsumoni spec djeges:
Falë përmbajtjes së lartë me kapsaicin, specat djegës janë ideale për përshpejtimin e organizmit, duke ndihmuar në përmirësimin e konsumit të kalorive dhe duke reduktuar në mënyrë efikase sasinë e yndyrnave të akumuluara. Për më tepër, heqin urinë midis vakteve kryesore.
Konsumoni kafe dhe çaj jeshil
Sipas specialistëve, konsumimi i 4 filxhanëve me kafe ose çaji jeshil gjatë ditës përshpejton metabolizmin në mënyrë të konsiderueshme. Kjo është falë përmbajtjes së lartë me antioksidantë që këto pije ofrojnë për ata që i konsumojnë rregullisht.
Konsumoni arra dhe peshk
Si arrat dhe peshku janë burime të rëndësishme të acidit yndyror omega 3, që ndihmon në reduktimin e niveleve të hormoneve të quajtura leptina. Është treguar që kur nivelet e këtij hormoni zbresin, metabolizmi dhe djegia e kalorive, përshpejtohen.
Burimi: beestweightloss/https://shendeti.com.al


