3 përbërësit që i thonë dhjamit në bark “lamtumirë”!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

dhjamePa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni, yndyra në stomak është ende aty? Yndyra abdominale grumbullohet edhe rreth disa organeve të brendshme, nën diafragmë dhe gjoks, prandaj mos e nënvlerësoni nevojën për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe shmangni një stil jete sedentare apo ulur.

Prandaj, ekspertët e ushqimit sugjerojnë një pije që mund të jetë zgjidhje për këtë problem.

  • 125 g rrikë
  • 3 limona (para përdorimit, vendosini në një enë të mbushur me ujë dhe një lugë gjelle uthull për 10 minuta për të larguar pesticidet)
  • 3 lugë mjaltë

Procedura:

Hidhni në një shtrydhëse125 gramë rrikë. Prisni limonat (edhe me lëkurë), vetëm duhet të hiqni farat, dhe i shtoni në shtrydhëse. Shtrydhini mirë të gjithë përbërësit, pastaj shtoni tri lugë mjaltë dhe përzieni përsëri.

Mbajeni këtë pije në një kavanoz të mbyllur në frigorifer.

Dozimi:

Merrni një lugë çaji nga kjo përzierje dy herë në ditë për 3 javë.

Kujdes! Para se ta përdorni këtë recetë konsultohuni me mjekun.

Rrika (lat. Armoracia rusticana) është një bimë shumëvjeçare me gjethe të gjelbërta, rrënjë të bardha dhe shije pikante. Vjen nga Mesdheu dhe Azia Perëndimore. Në ushqim më së shpeshti përdoret rrënja e rrikës, por janë shumë të shijshme dhe pak djegës edhe fletat e reja të rrikës.

Për shkak të përbërjes së saj (vitaminë C, kalium, vitaminë B1, vitaminë B6, hekur, kalcium, vitaminë B2, magnezium, fosfor …) rrika përveç shijes së mirë, është e jashtëzakonshme edhe si bimë shëruese.

Burimi: weightlossandbeautytips/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe