3-vjeçari me leucemi, në mëshirë të qindarkave ndihmë nga kushdo

Denisa Canameti, shendeti.com.al

Dion

“Mjaftojnë edhe pak lekë. Nuk duam shuma të mëdha. Çdo qindarkë bën punë për shpëtimin e djalit tim”. Kështu shprehet nëna e 3-vjeçarit të diagnostikuar me kancer, e cila është në kufijtë e dëshpërimit. Kurat për djalin u kanë marrë të gjithë të ardhurat që kanë dhe e vetmja gjë që u ka mbetur është të “lypin” mëshirën e kujtdo që mund të vërë dorën në zemër dhe t’i ndihmojë me sadopak në mënyrë që Dioni të mund të vazhdojë kurimin që do të sjellë shpëtimin e tij.

Dioni është 3 vjeç e gjysmë. Ai është diagnostikuar së fundmi me leucemi akute linfoblastika (LAL). Pas disa vizitave në shërbimin e pediatrisë në QSUT, familjarët janë njohur me diagnozën e rëndë. Në këtë shërbim ata gjithashtu u njohën me mundësitë e (as) pakta për trajtimin e të voglit. Në kushte të tilla, me ndihmën e disa familjarëve dhe njerëzve të tjerë të ofruar, 3-vjeçari ka mundur të shtrohet në spitalin pediatrik në Peruxha të Italisë.

Aktualisht, sapo ka filluar fazën e parë të kimioterapisë intensive që do të zgjasë nga 4-6 javë. Faza e dytë e trajtimit do të jetë 2-3 muaj, që do të jetë edhe periudha e konsolidimit të luftës kundër qelizave leucemike në gjakun e vogëlushit, për të kaluar më pas në fazën e tretë (zgjat deri në 6 muaj), që është edhe faza e rehabilitimit të fëmijës.

leter2

 

Siç pritet, trajtimet e kësaj sëmundjeje të rëndë janë të specializuara dhe shumë të kushtueshme.

Kostot totale (të shpërndara në të gjitha fazat e trajtimit mjekësor) parashikohet të shkojnë afërsisht deri në 100.000 euro.

Dioni është djali më i vogël i një familje në gjendje të rënduar ekonomike. Ai ka edhe një vëlla tjetër më të madh 8-vjeçar, i cili ka nevojë gjithashtu për vëmendje të veçantë për shkak se vuan nga autizmi.

Nëna e Dionit nuk punon prej 8 vitesh, pasi i përkushtohet përpjekjeve për një rritje normale të fëmijëve. Babai i Dionit të vogël aktualisht punon në një kompani private me një rrogë mujore modeste.

Familjarët kanë shpërndarë thirrjen gjithandej nëpër rrjete sociale duke kërkuar sensibilizmin e njerëzve për mbledhjen e parave. Gjithashtu, në emër të djaloshit është hapur edhe një llogari bankare me shpresën që të mblidhet shuma e nevojshme.

Numri i llogarisë bankare në INTESA SANPAOLO BANK, hapur nga mamaja e Dionit:

Account: 37621537101

IBAN: AL97208111010000037621537101

Currency: LEK

 

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës