3-vjeçarja humb jetën nga veza e çokollatës “Kinder”

Një vajzë 3-vjeçare nga Franca ka humbur jetën si pasojë e mbytjes me lodrën e vezëve prej çokollate “Kinder”. Sipas policisë franceze, vajza ka qenë me nënën e saj kur ka ndodhur incidenti.

FranceNga autopsia që i është bërë, ka rezultuar se vdekja i ka ardhur për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. Mendohet se ajo e ka futur në gojë një pjesë të vogël të lodrës brenda në çokollatë, duke i penguar kështu frymëmarrjen.

Sipas mediave franceze, zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë përpjekur ta shpëtojnë, por vajza nuk ia ka dalë si pasojë e dëmtimeve në tru nga mungesa e oksigjenit.

Vezët “Kinder” pëlqehen shumë nga fëmijët për shkak të lodrës që ndodhet në brendësi të çokollatës. Në paketimin e çokollatës paralajmërohen prindërit që lodrat në brendësi janë të rrezikshme për fëmijët nën 3 vjeç. Vezët e çokollatës “Kinder” janë të ndaluara në SHBA për shkak të ligjit që ndalon vendosjen e lodrave në brendësi të ushqimeve duke qenë se rrezikohet mbytja.

Burimi: Independent/ Përshtati: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"