Kryefaqja Femijet 4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet “slushy”

4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet “slushy”

0
Shpërndaje

Një vajzë katër-vjeçare humbi ndjenjat pas një reaksioni të rrezikshëm për jetën nga një pije ‘slushy’(pije të ftohta, me ngjyra të ndezura).

Marnie Moore, nga Lancashire, u dërgua menjëherë në spital ku mori trajtim urgjent për toksicitetin e glicerolit — nivele të rrezikshëm të ulura të sheqerit në gjak të shkaktuara nga pijet e ngrira me ëmbëlsues artificialë.

Javën e kaluar, hulumtuesit lëshuan një paralajmërim të fortë për sigurinë e këtyre pijeve pasi rezultoi se 21 fëmijë ishin sëmurë rëndë pak pas konsumimit të një slushy.

Shkencëtarët shkruan në revistën Archives of Disease in Childhood dhe i bënë thirrje autoriteteve të shëndetit publik të rivlerësojnë udhëzimet që thonë se fëmijët nën katër vjeç nuk duhet t’i konsumojnë këto pije.

Ky paralajmërim “mos pini” duhet të shtrihet për të gjithë fëmijët nën tetë vjeç, thanë ata.

Problemi qëndron te agjenti i ëmbëlsimit, gliceroli, një zëvendësues i sheqerit që parandalon ngrirjen e pijeve slushy. Ndërsa fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit janë në gjendje ta procesojnë glicerolin shpejt, trupat më të vegjël nuk janë të aftë ta bëjnë këtë, duke çuar në një grumbullim të substancës, që mund të shkaktojë një rënie drastike të sheqerit në gjak dhe ujit.

Në nivele të lehta, kjo mund të shkaktojë shenja dehidratimi si dhimbje koke dhe të përziera. Por në raste të rralla mund të shkaktojë hipoglicemi—një gjendje me sheqer të ulët në gjak që zakonisht lidhet me diabetin dhe që mund të çojë në dridhje, marramendje, sulme dhe, në rastet më të këqija, në koma.

Nëna e vajzës së vogël, Kim Moore, 35 vjeç, tani po kërkon një ndalim të këtyre pijeve për fëmijët nën 12 vjeç.

“Po të mos e kishim çuar në spital, mund të kishte pasur një rezultat tjetër,” tha ajo Mailonline.

Ka kaq shumë vende që promovojnë slushy falas kur luan atje, por po promovoni helm.”

Duke përkujtuar peripecinë, zonja Moore shpjegoi se simptomat filluan disa minuta pasi Marnie konsumoi rreth 500ml të një pije slushy në një festë për fëmijë.

“Pastaj rreth 10 minuta më vonë, ajo filloi të rëndohej shumë dhe filloi të binte në gjumë, kështu që mendova se ishte tepër e lodhur. Vetëm pesë minuta më vonë, kur u përpoqa ta zgjoja, kuptova se ajo nuk po zgjohej dhe në fakt ishte pa ndjenja. Ajo ishte zbehur.”

E tmerruar, zonja Moore nxitoi për në spital, ku mjekët konfirmuan se ajo ishte në shok hipoglikemik – një urgjencë mjekësore e shkaktuar nga niveli i ulët i sheqerit në gjak, i cili, në skenarët më të keq, mund të çojë në koma dhe madje edhe vdekje.

Marnie qëndroi e pavetëdijshme për rreth 25 minuta, përpara se mjekët të rrisnin me sukses sheqerin e saj në gjak.

Ekspertët theksojnë: “Nuk ka asnjë përfitim ushqimor nga këto pije dhe nuk rekomandohen.”/shendeti.com.al

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here