Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Kur është fjala për fyryrën dhe kujdesin që duhet të tregohet ndaj saj të gjithë bëhemi pak skeptikë. Ka shumë metoda që na ofrohen por është e vështirë të përzgjedhim të duhurën…Estetistët dhe dermatologët kanë listuar disa këshilla tepër të vlefshme të cilat ju marrin vetëm disa sekona kohë për t’ju dhuruar efekte të mrekullueshme!
- Asnjëherë mos shkoni në shtrat me tualet në fyturë, kjo është gjëja më e keqe që mund t’i bëni lëkurës tuaj.
- Pas pastrimit, masazhoni fytyrën me mollëzat të gishtave për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, për të stimuluar muskujt e fytyrës, dhe për të parandaluar shfaqjen e rrudhave.
- Mos e prekni fytyrën me duar nëse ato nuk janë të pastra. Gjatë gjithë kohës që jeni të ekspozuar ndaj baktereve dhe mikrobeve ato transferohen në fytyrë, nëse e prekim me duar.
- Kremin hidratant duhet ta ruani në frigorifer, pasi duhet të jetë i freskët.
- Produktet më të mira natyrore mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj si vaj kokosi, skraub me sheqer, bollgur, vaj ulliri, dhe trajtimin me bustina çaji.
- Pastroni telefonin tuaj celular rregullisht për të parandaluar bakteret dhe mikrobet të transferohen në fytyrën tuaj.
Burimi: .healthandhealthyliving / shëndeti.com.al


