30 vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë, jashtë rrezikut për jetën

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e  rënies nga teleferiku në Brezovicë gjatë ditës së sotme. Rasti ka ndodhur disa orë më parë dhe raportohet se 30 vjeçari ka marrë lëndime në kokë.

Më pas ai është transferuar në Emergjencën e Ferizajt dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, u shpreh:

“Kemi pranuar informacionin se një person aksidentalisht është rrëzuar nga teleferiku. Policia me ndihmë të qytetarëve i kanë ofruar ndihmën e nevojshme. Sipas mjekëve gjendja është stabile,  por që ka lëndime të marra. Personi në fjalë është transferuar për në Emergjencën e Ferizajt”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni