4 mënyra të thjeshta për të rënë në peshë pa u djersitur dhe lodhur

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Çdo aktivitet që përfshin lëvizjen ndihmon për t’u dobësuar. Dieta ushqimore gjithashtu është e rëndësishme për të mbajtur trupin në formë dhe për të qenë të shëndetshëm. Përveç këtyre dy faktorëve shumë të rëndësishëm, ka edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në shtimin ose rënien në peshë. Më poshtë do të gjeni 4 truke të thjeshta të rënies në peshë, të cilat nuk kërkojnë dietë ose stërvitje:dobesuar

Flini më shumë

Sa më pak të flini, aq më shumë djersitje shkaktojnë hormonet. Krahasuar me njerëzit që flenë 8 orë në natë, ata që flenë 5 orë nxjerrin nga trupi më shumë nivele të “ghrelin” dhe “leptin”, dy hormone që shtojnë oreksin. Ekspertët e Universitetit Stanford thonë se sa më pak të flini, aq më shumë mund t’ju rritet indeksi juaj trupor.

Nuhatni aromë menteje

Kur njerëzit nuhasin aromë menteje çdo dy orë për pesë ditë, ata konsumojnë 1800 kalori më pak se ata që pinë qetësues të padëmshëm jo me shije menteje, thotë një studim i publikuar tek revista “Appetite”. Sipas autorëve të studimit, aroma e mentes mund të stimulojë një pjesë të trurit që kontrollon nivelet e urisë dhe largon oreksin.

Merrni rrezet e diellit në mëngjes

Sa më shumë të jeni të supozuar ndaj dritës së fortë të diellit në mëngjes, aq më pak në peshë do të shtoni, ka zbuluar një studim i kryer nga Universiteti Veriperëndimor. Duke qenë se rrezet e diellit ndihmojnë trupin të vendosë orën e brendshme biologjike, që kontrollon oreksin, qëndrimi jashtë ose afër dritares nga ora 8 e mëngjesit deri në mesditë është një mënyrë e mirë për të ngrënë më pak. Krahasuar me qëndrimin në një dhomë ose zyrë pa dritare, vetëm 30 minuta në një dhomë ku hyjnë rrezet e diellit në mëngjes janë të mjaftueshme për të përmirësuar indeksin trupor, thonë autorët.

Bëni një shëtitje

Sa më të stresuar të ndiheni, aq më shumë mund të djersitni, tregon një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, në San Francisko. Autorët e studimit thonë se hormoni kortizol i stresit mund të shtojë oreksin dhe dëshirën për të ngrënë ushqime të pashëndetshme. Por, ecja në natyrë ul nivelet e stresit, dhe kështu mund të largojë edhe dëshirën për të ngrënë.

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave