4-vjeçarja me kancer “martohet” me infermierin e preferuar

Matt Hickling dhe 4 vjecarja me kancer

Një dasmë, prerja e kekut martesor, unaza në gisht. Një 4-vjeçare që “martohet” me infermierin që i shërbente prej një viti. Një gjë e tillë ka ndodhur në “Qendrën Mjekësore të Albanit” në Nju Jork.

Në fakt, infermieri Met Hikling (Matt Hickling) u habit kur mësoi nga mamaja e Ebit (Abby) se 4-vjeçarja i kishte thënë se mezi priste të shkonte në spital për trajtim, sepse dëshironte të martohej me infermierin e saj të preferuar. Megjithëse i habitur, nuk iu desh shumë që të vihej në veprim. Bashkë me kolegët, ai përgatiti një “dasmë” në 24 orë: një fustan i bardhë princeshe ishte gati për Ebin, ndërsa Meti veshi një bluzë me kollare të printuar. Mamaja e Ebit e shoqëroi atë përgjatë “korridorit” të bërë me petale rozë, si tufa e saj e luleve, e përgatitur në kujdestari i luleve për rastin në fjalë. Shumica e stafit ishte i pranishëm dhe ata kënduan muzikën e dasmës, ndërsa Ebi filloi të ecte. E ndërsa Meti i tha “Hajde këtu vogëlushe”, ajo vrapoi drejt tij në një përqafim. Doktori i Ebit e “zyrtarizoi” martesën.

Në “facebook”-un e tij personal, Meti tha se e mirëpriti me shumë dashamirësi dëshirën e pacientes së vogël për “martesë”. Ishte realizimi i një ëndrre për vajzën e e vogël e cila çdo ditë merr pilulat kimio dhe duhet të bëjë një trajtim për shpinën çdo tre muaj. Ebi ka ende edhe një vit e gjysmë trajtim, por Meti dhe stafi i qendrës shpresojnë që ky kujtim i bukur ta bëjë familjen e saj dhe 4-vjeçarin që të ecin përpara në jetën e tyre dhe “të buzëqeshin kur ditët bëhen të vështira”.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Matt Hickling dhe 4 vjecarja me kancer1 Matt Hickling dhe 4 vjecarja me kancer2

Postime të ngjashme

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy