40 mjekë nga vende të ndryshme të botës i thonë “Po” Shqipërisë

thuaji po shqiperiseRreth 40 mjekë shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vende të ndryshme të botës, i janë përgjigjur thirrjes së nismës “Thuaji Po Shqipërisë!”, e organizuar nga Ministri i Shëndetësisë, nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama.

“Thuaji Po Shqipërisë!” është nisma që mblodhi sot (22/11/2013) në Tiranë, profesionistët më të mirë shqiptarë, me qëllim për t’u njohur me sukseset që mjekët shqiptarë kanë arritur në botë dhe me përvojën e tyre në funksion të përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Pas mirëseardhjes, organizuar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, takimi i parë u zhvillua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku mjekët shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vende të ndryshme të botës, patën rastin të shkëmbejnë eksperiencat e tyre me shefat e njësive të shërbimit në QSUT, sipas specialiteteve përkatëse.

Ministri i Shëndetësisë, në pritjen e organizuar me këtë rast, falënderoi profesionistët shqiptarë për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në këtë nismë, në funksion të përmirësimit të shërbimit shëndetësor shqiptar. “Ju falënderoj posaçërisht, pasi e di fare mirë, që hoqët dorë nga axhendat tuaja të ngjeshura, sidomos në këtë periudhë të vitit, për t’iu bashkuar nismës tonë “Thuaji Po Shqipërisë”, tha ai

Ndërsa drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, u shpreh në fjalën e saj: “Ju falënderoj që i thatë “Po” Shqipërisë në këtë ditë dhe ju siguroj se jeni pikërisht në vendin e duhur, këtu në QSUT, ku përvoja juaj e vyer do të na shërbejë për të përmirësuar sistemin tonë shëndetësor”.

Më pas, grupi i profesionistëve shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin e mjekut nëpër botë, do të zhvillojnë takime të posaçme me drejtues të institucioneve të sistemit të kujdesit shëndetësore (Ministria e Shëndetësisë, ISKSH, ISHP, Qendra Kombëtare e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore etj), në funksion të sfidave që ka përpara sistemi ynë shëndetësor dhe angazhimeve të marra nga Qeveria për ofrimin e mbulimit universal të popullatës me shërbim shëndetësor.

Nisma “Thuaj Po Shqipërisë” do të kulmojnë në mbrëmje, me takimin e organizuar nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, me mjekët shqiptarë me përvojë në vende të ndryshme të Botës.

Mjekët shqiptarë që janë ofruar për të dhënë ndihmesën e tyre në funksion të përmirësimit të sistemit shëndetësor shqiptar, vijnë nga vende të ndryshme të botës, si: Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Gjermania, Spanja, Kanadaja, Greqia etj.

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)