400 mijë euro për krijimin e regjistrit shëndetësor, shpallet fituesi i koncesionit

Kompania INFOSOFT SYSTEMS sh.p.k.  u përzgjodh nga Agjencia e Prokurimeve Publike si fitues për krijimin e regjistrit elektronik mjekësor kundrejt një shumë prej 57 milionë lekësh (mbi 400 mijë euro), nga 66 milionë lekë që vuri në dispozicion Ministria e Shëndetësisë në garë.

INFOSOFT do të realizojë projektin për sistemin e mbledhjes dhe raportimit të informacionit shëndetësor të regjistrave mjekësore për katër muaj, por Ministria e Shëndetësisë në projektstrategjinë 2016-2020 ka planifikuar që administrimi i këtij regjistri të bëhet me Partneritet Publik Privat. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit morën në konsideratë çmimin e ulët dhe ofertën ekonomikisht më të favorshme.

Koncesionet me Partneritet Publik Privat janë vënë në themel të politikave shëndetësore.

Koncesionet e shërbimit laboratorik, monitorimit online të barnave, monitorimit online të recetave dhe regjistri elektronik i rekordeve shëndetësore do të nisin punë këtë vit.

Në Strategjinë e Shëndetësisë 2017-2020, ku bëhet e ditur se përveç implementimit të Checkup-ëve për popullatën e grupmoshës 40-65 vjeç, Partneriteti Publik-Privat do të shtrihet drejt programeve dhe shërbimeve madhore shëndetësore, si për shembull instrumenteve kirurgjikalë; dializa; paketa e trajtimit të SJT; shërbimeve laboratorike; mbetjeve spitalore, etj.

Gjithashtu Partneriteti Publik-Privat do të përfshijë edhe monitorimin online të barnave dhe të dhënave shëndetësore.

Regjistri Elektronik i Rekordeve Shëndetësore (Electronic Health Record (EHR) që do të funksionojë nga ky vit e në vazhdim. Ky regjistër do të jetë një portal mbi historikun e pacientit nga informacioni i sistemeve që Fondi disponon. Do të krijohet një databazë shëndetësore për çdo pacient dhe është parashikuar të administrohet nëpërmjet formës me Partneritet Publik-Privat./ Monitor

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak