48 mijë shqiptarë analfabetë, ekspertët: “Imagjinoni një nënë që nuk është në gjendje të lexojë produktin, nëse fëmija ka alergji”

48 mijë shqiptarë analfabetë, ekspertët: “Imagjinoni një nënë që nuk është në gjendje të lexojë produktin, nëse fëmija ka alergji”

Censusi i vitit 2023 solli të dhëna alarmante për analfabetizmin. Më shumë se 48 mijë shqiptarë nuk dinë të shkruajnë ose të flasin shqip. Sipas ekspertëve, problemi kryesor është braktisja e shkollave dhe mungesa e arsimit fillor.

48 mijë shqiptarë nuk dinë të shkruajnë dhe të flasin në gjuhën shqipe. Ky fenomen është më i përhapur tek femrat sesa tek meshkujt. Të dhënat janë nxjerrë nga censusi 2023.

“Eksperte arsimi-janë disa të dhëna që duhen analizuar, ku bëjnë pjesë dhe minoritet, bëjnë pjesë popullatat që nuk flasin gjuhën shqipe, duhet parë dhe grupmosha. Mund të jenë njerëz që nuk kanë bërë ciklin fillor, braktisja shkollore, në moshën që duhet të mësojnë shkrim dhe këndim, largohen nga shkolla dhe kjo dihet që ky hendek vjen e thellohet”,-tha Sina.

Krahasuar me Censin 2011, të dhënat për analfabetizmin ishin 2.8%. Ndërkohë që në Censin 2023, vihet re një përmirësime 2.2%, që për ekspertët është i papërpfillshëm. Grupmosha më e prekur është ajo mbi 35 vjeç.

“Imagjinoni një nënë që do të blejë produkte dhe nuk është në gjendje të lexojë produktin, nëse fëmija ka alergji dhe nuk lexon etiketën dhe e imagjinoni sa jetë e vështirë behët”,-tha Irida Sina.

Disleksia është një problem që po haset në moshat e vogla. Sipas të dhënave 16% i përkasin grupmoshs 10-35 vjeç. Ekspertët u bëjnë thirrje mësuesve të ciklit fillor të jenë të vëmendshëm, pasi pasojat mund të jenë të parikuperueshme.

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?