5 hapa të thjeshtë kundër tumorit të testikujve

Meshkujt duhet të bëjnë vetëkontrollin e testikujve, ashtu siç gratë bëjnë me gjirin, në mënyrë që të zbulojnë anomalitë që mund të çojnë në tumore. Kjo gjë konfirmohet nga ekspertët gjatë Kongresit të Shoqatës Evropiane të Urologjisë, e mbajtur në Madrid më 24 mars 2015, të cilat kanë dhënë edhe testpesë lëvizje jetëshpëtuese për diagnozën.

Tumori i testikujve, – shpjegon Vinçenco Mirone, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Italiane të Urologjisë, – është neoplazia (rritje jonormale e indeve) më e shpeshtë mes meshkujve të moshës 25-49 vjeç”.

Një nga pesë rregullat e përcaktuara parashikon mbajtjen e testikujve, një herë njërin, pastaj tjetrin, në pëllëmbën e dorës; hapi i dytë është ekzaminimi duke rrotulluar me avash midis gishtit të madh dhe tregues, me të dyja duart. Lëvizja e tretë përfshin ndjeshmërinë e mollëzave të gishtave, që duhet të kërkojnë për gunga të forta ose fryrje të buta apo të çdo gjëje tjetër jo normale. Hapi i katërt nënkupton një kryerje periodike të kësaj procedure, pasi për të qenë i efektshëm ky kontroll duhet kryer rregullisht çdo muaj pas një banjoje të ngrohtë, pasi në atë kohë qesja e testikujve është më e qetë. Së fundmi është edhe kujdesi që ky kontroll të fillojë sa më herët./ ANSA

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin