5 këshilla për ushqime të shëndetshme

Viktoria Naço, dietologe-nutricioniste

Ushqim i shëndetshëm nuk do të thotë ushqim pa shije, por ushqim me shumë vlera për trupin tonë.

fruta_perimeNëse doni vërtet të kujdeseni për shëndetin tuaj atëherë do të mendoni gjithmonë se çfarë vlere është duke ju ofruar vakti juaj!

Çfarë do të thotë ushqim i shëndetshëm?

1) Përkujdesja e cilësisë së yndyrës që përdorni në gatimin tuaja. Vaji i ullirit do të ishte një alternativë shumë e mirë për ta përdoruar jo vetëm në sallatat tuaja, por edhe në gatimet.

2) Çdo vakt duhet të përmbajë 1/2 e pjatës sonë me perime dhe fruta. (Kujdes! Sasia ditore e perimeve duhet të jetë gjithmonë më e madhe se ajo e frutave. Perimet dhe frutat duhet të jenë gjithnjë të stinës)

3)1/4 e pjatës sonë duhet të përmbajë drithëra integrale (Kujdes! Duhet të evitohen drithërat e rafinuara). Produkte me drithëra integrale: tërshëra, buka integrale, oriz integral, makarona integrale, biskota etj.

4) Dhe 1/4 tjetër e pjatës sonë duhet të përmbajë proteine bimore ose shtazore. (Kujdes! Përtë evituar yndyrën shtazore të tepërt duhet të kontrolloni sasinë e produkteve, pra të mos i konsumoni në masë të madhe dhe sigurisht të preferoni ato produkte që përmbajnë yndyrë në përqindje më të ulët.

Bulmet: preferoni atë të skremuar, largoni masën e dhjamin nga mishi i kuq, lëkurën te mishi i pulës dhe zëvendësoni proteinën shtazore me atë bimore duke konsumuar më shpesh perimet.

5) Dhe mos harroni 2-3 litra ujë çdo ditë!

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe