5 përdorime praktike të sodës së bukës jashtë kuzhinës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Soda e bukës nuk është e dobishme vetëm për gatim. Mund ta përdorni atë edhe si deodorant, si pastë për pastrimin e objekteve metalike, apo për të ulur aciditetin në stomak etj.

Ja cilat janë 5 përdorime të sodës së bukës, që nuk kanë lidhje me gatimin.

  1. Përgatisni një deodorant

Shumica e deodoranteve përmbajnë sodë buke (sodium bikarbonate).

Përzieni 1/8 lugë çaji sodë buke me ¼ lugë çaji ujë. Aplikojeni pastën në lëkurë dhe i thoni lamtumirë djersitjes.

  1. Trajtoni aciditetin e lartë në stomak

Me pehash 8-9, soda e bukës kur përzihet me acidin në stomak mund të neutralizojë djegien. Përzieni ½ lugë çaji sodë buke me 147 ml ujë. Konsumojeni me ngadalë për të shmangur diarrenë ose gazrat.

  1. Pastroni objektet prej argjendi ose metali

Përzieni ujë të ngrohtë me sodë buke për të krijuar një pastë. Me anë të një pecete aplikoni pastën tek objektet dhe i fërkoni derisa të hiqen njollat e ndryshkut.

  1. Largoni aromat e këqija në frigorifer

Mbani një kuti të hapur me sodë buke në frigorifer që të eliminoni aromat e këqija. Soda e bukës absorbon përbërësit me erë të keqe në ajër. Ajo më pas i neutralizon ato, kështu frigoriferi nuk do të mbajë erë të keqe.

  1. Hiqni yndyrën e formuar tek enët

Spërkatni sodë buke tek tava e pjekjes. Futeni në furrë në 200 gradë për 30 minuta.

Nxehtësia ndihmon që soda e bukës të kthehet në mjet larës. Përdoreni më pas atë për të larë enët e tjera prej metali.


Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)