5 shkaqet e afsheve të nxehta, që nuk kanë lidhje me menopauzën

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mund t’i mendoni afshet e nxehta – valë të papritura të të nxehtit që shoqërohen me skuqje, djersitje dhe rrahje të shpejta të zemrës – si një gjendje që prek vetëm gratë që janë afër menopauzës. Por, në fakt afshet e nxehta mund të shfaqen tek çdo njeri, pavarësisht moshës apo gjinisë, për shkak të disa arsyeve, si shëndetësore, fizike apo edhe emocionale.

Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet përse po zhvilloni afshe të nxehta.

Nivelet hormonale

Afshet e nxehta dhe djersitja shfaqen për shkak të dy ndryshimeve kryesore në hormonet femërore, estrogjeni dhe progesteroni.

Para menopauzës, estrogjeni dhe progesteroni janë dy hormonet që prodhohen më shumë nga vezoret si një pjesë normale e ciklit mujor. Por, teksa një grua i afrohet fazës së menopauzës, vezoret fillojnë të mos prodhojnë më aq shumë estrogjen dhe progesteron. Kjo rënie shkakton edhe afshet e nxehta.

Burrat gjithashtu mund të zhvillojnë afshe të nxehta pasi nivelet e testosteronit fillojnë të bien në moshë të mesme. NJë gjëndër tiroidale shumë aktive, sëmundja Grave ose ndonjë gjendje tjetër shëndetësore që shkakton rritje të niveleve të hormoneve të tiroides mund të shkaktojnë gjithashtu afshe të nxehta.

Temperatura e lartë e trupit

Temperatura e trupit fillon të rritet kur sistemi imunitar përpiqet të luftojë bakteret. Kjo rritje e temperaturës së trupit nxit një pjesë të trurit, që quhet hipotalamus, të nisë procesin e ftohjes dhe të rikthejë temperaturën në normalitet. Flisni me mjekun nëse temperatura është më e lartë se 39 gradë celsius ose keni dhimbje koke të tmerrshme, probleme me frymëmarrjen etj.

Alergji

Afshet e nxehta janë të zakonshme kur sistemi imunitar lëshon qeliza për të luftuar diçka të dëmshme në trup. Mund të zhvilloni edhe simptoma të tjera, si dhimbje barku, ethe dhe probleme me frymëmarrjen.

Çrregullime neurologjike

Sistemi nervor autonomik kontrollon gjërat për të cilat ju nuk keni nevojë të mendoni, si frymëmarrja, rrahjet e zemrës, tensioni i gjakut, temperatura e trupit dhe djersitja. Çdo gjendje që ndikon në mënyrën si ky sistem funksionon mund të shkaktojë afshe të nxehta. Këtu përfshihet sëmundja e Parkinsonit, epilepsia, skleroza e shumëfishtë, dëmtimi nervor etj.

Ilaçet

Afshet e nxehta mund të jenë efekt anësor i disa ilaçeve. Disa ilaçe për zemrën dhe tensionin e gjakut hapin enët e gjakut. Dozat e larta të steroideve mund të ndikojnë në nivelet e hormoneve.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike