5 truke bukurie që mund të përfitoni prej lugës

Shtyni kutikulat- vendosni duart në ujë të ngrohtë për 10 -15 sekonda. Pasi të thahen ,ushtroni presion me majën e lugës tek kutikulat. Kjo metodë mund t’ju vijë në ndihmë nëse jeni në një udhëtim dhe keni harruar veglat e manikyrit.

lugaPërdoreni për të qetësuar sytë e fryrë- mbani gjithmonë në frigorifer një lugë të ftohtë dhe përdoreni para se të flini, si dhe kur zgjoheni në mëngjes, duke e mbajtur për disa sekonda tek rrathët që formohen poshtë syve. Rekomandohet 30 sekonda tek secili sy.

Për qerpikë më të bukur- kur filloni të lyeni qerpikët me rimel, vendosni një lugë në kufirin mes vijës së qepikëve dhe kapakëve të syve pasi kjo do t’ju ndihmojë të mbani kapakët të pastër.

Reduktoni enjtjen e akneve- merreni lugën nga frigoriferi dhe vendoseni mbi aknet për disa sekonda. Kështu do ta keni më të lehtë për të parandaluar një enjtje të mundshme.

Si bazë për konturim- vendoseni lugën mbi mollëza për të gjetur saktësisht pjesën ku do të bëni konturin gjatë procesit të vendosjes së fondatinës në fytyrë./Marie Claire/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave