5 vakte në ditë. Dietologët : çelësi për dobësim

Elena beta, gazeta “Shëndet+” 

Kjo dietë e projektuar nga nutrionistia Angela Dowden, fokusohet në konsumimin e ushqimit  pesë herë në ditë. Gjithashtu në qendër të saj janë pesë racione fruta dhe perime në ditë. Nga kjo dietë pritet të humbisni në dy kilogramë në 2 javë.

Dieta përqëndrohet në konsumimin e ushqimit në intervale të rregullta pesë herë gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu ushqimi që hani duhet të përbëhet nga 80g fruta dhe perime në ditë, veçanërisht zarzavate që janë të larta në fibra dhe të ulëta me karbohidrate.

Kjo dietë mund të përfshijë një pjesë të vogël boronica, 1 kivi dhe kos pa yndyrë për mëngjes. Zieni pa lëvozhgë një fileto salmoni me sallatë perimesh për drekë dhe një rizoto me perime për darkë.

Pas mëngjesit konsumoni banane dhe 1 ose 2 orë pas drekës  një pjesë të vogël të arra dhe rrush të thatë.

Kjo dietë funksionon edhe nëse konsumoni një dietë të kufizuar për tre ditë të javës, para se të ndiqni një dietë të rregullt për katër ditët e tjera.

Një ditë e zakonshme në planin tre-ditore përfshin një vezë, një fetë e proshutë dhe një gjysmë banane për mëngjes, e ndjekur nga një filxhan gjizë, një vezë të zier fort dhe ëmbëlsirë me oriz për drekë, proshutë 200g, një filxhan brokoli, 1/2 e një filxhani karrota, 1/2 e një banane dhe 1/2 e një filxhan akullore me vanilje për darkë.

Kjo arrin dietë arrin rreth 1.000 kalori dhe nuk është e dëmshme për shëndetin tuaj.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe