5-vjeçari dhuron kursimet për luftën kundër kancerit

Blertina Koka

Një falënderim mjaft special ka marrë një mjek nga Milano, i cili punon në Institutin Evropian të Onkologjisë, në Milano. Një fëmijë vetëm 5 vjeç ka vendosur t’i dhurojë të gjitha kursimet e mbledhura mjekut Pietro Caldarella, pasi i ka shpëtuar jetën nënës të prekur nga kanceri. Këto para 5-vjeçari Giovanni do që të përdoren për kërkimet kundër kancerit.

“Këto janë kursimet e mira për kërkimet kundër kancerit”, i ka thënë vogëlushi mjekut, i cili ka postuar foton e zarfit me kursime në faqen e tij në Facebook.

“Në mëngjes djali 5-vjeçar i një pacienteje më dha një zarf për të më falenderuar për kurën e nënës së tij, e brenda ishin kursimet e tij që ka dashur të më japë mbi kërkimet për kancerin…. Më vjen për të qarë!”, ka shkruar në Facebook doktori.

45 qindarka kanë qenë kursimet e tij në total, jashtëzakonisht pak në luftën kundër kancerit, por që marrin shumë vlerë kur vijnë nga pastërtia e një fëmije./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Raporti: 9 në 10 qytetarë pre e dezinformimit shëndetësor! Vetë-diangostikimi dhe vetë-trajtimi me AI po rrezikon shëndetin e qytetarëve
Mjekët s’kanë marrë pagat, ende nuk janë paguar për muajin dhjetor
Pse nuk duhet të pimë lëng natyral portokalli me stomak bosh
SHBA-të tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
7 shenja që tregojnë se trupi juaj është shumë i stresuar
5 arsye për të ngrënë qiqra
A e shkakton vërtet moti i ftohë gripin? Ja çfarë thotë shkenca
VIDEO/ Pse ikën dritat në QSUT?! Spitali: Nuk u cenua jeta e pacientëve