Këto janë ushqimet që na “vjedhin” energjinë

Gjatë ditës, të gjithë kemi luhatje humori. Kjo mund të jetë për shkak të faktorëve të ndryshëm, dhe dieta është një prej tyre.

Dhe kjo ka kuptim, pasi ushqimi është “karburanti” kryesor i trupit. Ekzistojnë ushqime të ndryshme që “vjedhin” energjinë tonë dhe ulin nivelin tonë të energjisë. Shihni disa prej tyre më poshtë…

1. Ushqime të skuqura: Përmbajtja e lartë e yndyrës në ushqimet e skuqura e kombinuar me mungesën e fibrave rezulton në ngadalësimin e tretjes, prandaj trupit i duhet shumë kohë për të shfrytëzuar lëndët ushqyese që i nevojiten për të prodhuar energji.

2. Makarona të bardha: Karbohidratet e rafinuara, të tilla si ato që gjenden në makaronat e bardha, bukën e bardhë dhe orizin e bardhë, shkaktojnë një rritje të ndjeshme të niveleve të sheqerit në gjak, gjë që përkthehet në një rritje të ndjeshme të niveleve të energjisë.

3. Drithëra me sheqer: Sasia e lartë e sheqerit që përmbajnë e kombinuar me përmbajtjen e ulët të fibrave çon në urinë dhe përgjumje gjatë ditës. Drithërat e plota janë një zgjedhje më e mirë, pasi fibra siguron një rrjedhë të qëndrueshme energjie për më shumë orë.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur