Kryefaqja Dieta 6 arsye pse nuk dobësoheni dhe një këshillë për t’ia dalë mbanë

6 arsye pse nuk dobësoheni dhe një këshillë për t’ia dalë mbanë

0
Shpërndaje

Nëse keni provuar shumë dieta për t’u dobësuar, por në fund të fundit keni hequr dorë për shkak të mungesës së rezultateve, kjo mund të jetë shkak i një sërë sjelljesh të gabuara që mund të bëjnë të dështojë edhe plani më i mirë i dobësimit. Ja gjashtë arsyet kryesore:

  1. Të mohosh faktet (ose më saktë, të mos pranosh që ha keq)

Një dietë e fortë funksionon për pak kohë, por nëse më vonë vazhdohet të hahet keq, në fund të fundit kilet e humbura rikthehen dhe shpesh bashkë me “kamatën”.

diet 2Në vend që të fiksoheni se ç’po hani, është më mirë të përqendroheni se sa po hani, ku dhe si po hani”, shpjegon për Daily Mail doktoresha Selli Norton, e specializuar në kirurgjinë dobësuese. Me fjalë të tjera, nëse në shtëpi jeni të kujdesshëm për atë që vini në pjatë, por në zyrë s’i mbani dot frenat para brioshëve, patatinave apo çokollatave, atëherë problemi është aty dhe duhet ta zgjidhni sa më parë.

  1. Vitet kalojnë (edhe muskujt)

Duke u plakur masa muskulare bie natyrshëm, me një humbje rreth 18% në një dhjetëvjeçar. Fenomeni ngadalëson organizmin, duke e bërë më të vështirë dobësimin.

Por femrat e kanë të vështirë të kuptojnë se proteinat, të kombinuara me ushtrimet e duhura fizike, jo vetëm që nuk shëndoshin, por në të kundërt, mund të të ndihmojnë të ulësh kilet e tepërta duke tonifikuar muskujt.

  1. Gjumi i pamjaftueshëm

Një studim i fundit ka treguar se kush fle pak gjatë natës, tenton të konsumojë më shumë kalori gjatë ditës së nesërme, sidomos yndyrna e sheqerna, për të qëndruar zgjuar.

“Kur jeni të lodhur, forca e vullnetit përfundon diku në një cep dhe në këto kushte nuk mund të pritet që të bëhen zgjedhjet e duhura ushqimore”, thotë specialistja.

  1. Të biesh në kurthin e ushqimeve të “shëndetshme”

Duke ecur me maninë që tani kanë shumë njerëz për “ushqim të shëndetshëm”, kompanitë që merren me ushqimet vazhdojnë të shesin produkte që reklamohen si alternativë e shëndetshme kur doni të bini në peshë apo të qëndroni në formë. “Kjo do të ishte gjë e mirë, nëse do të ishte e vërtetë, – vijon Norton. – Por fatkeqësisht shumë prej atyre ushqimeve të gatshme që blejmë dhe që promovohen si “të shëndetshme” janë plot me sheqer dhe kalori”.

  1. Të qenët të stresuar

Ritmet e jetës moderne do të stresonin këdo, por ka njerëz që stresin e kalojnë duke u ngopur me ushqim, sidomos ato të pasura me yndyrna e sheqer që aktivizojnë në tru zonat e kënaqësisë.

“Sigurisht që eliminimi totalisht i stresit në jetën tuaj është i vështirë, por zbutja e tij apo mbajtja nën kontroll, mund të jetë çelësi i duhur për t’u dobësuar”.

  1. Të duash gjithçka, menjëherë

Çdo herë që një dietë dështon, ndoshta me pak rezultat pozitiv, ndjenjat negative janë të tilla që na bëjnë të ndihemi të mposhtur dhe të mendojmë se është faji ynë. Por duhet pasur parasysh se rënia në peshë është si një maratonë, kërkon kohë të gjatë dhe përkushtim.

Ndryshime të vogla të përditshme për të arritur suksesin

Mendja dhe trupi janë të lidhura dhe është e rëndësishme që për të përmirësuar të parën, të punohet me të dytën, duke modifikuar stilin e të ushqyerit dhe të të menduarit.

“Në këtë rast fjala magjike është “këmbëngulje”, përmbyll Norton, sepse një zakoni i duhet 18-254 ditë që të krijohet, por më pas të mirat janë të shumta dhe afatgjatë”./ Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here