Rolina Naço, dietologe
1) Duhet të përdorni vaj ulliri si në sallatë, edhe në gatime duke shmangur përdorimin e yndyrnave të dëmshme (trans-yndyre)
2) Mundohuni të konsumoni sa më shumë perime të freskëta, larmi ngjyrash, por edhe vlerash.
3) Frutat siç mund të krahasojmë duhet të jene më pak se perimet, gjithashtu rekomandohet të konsumojmë shumëllojshmëri
4) Mundohuni të konsumoni sa më shumë ujë dhe të evitoni konsumimin e pijeve me sheqer
5) Duhet të konsumoni drithëra integrale, dhe jo produktet e rafinuara pasi nuk përmbajnë lëndë ushqyese (fibra- vitamina, kripëra minerale)
6) Produktet proteinike duhet të jenë kryesisht peshk i freskët – mish pule dhe legume duke evituar përdorimin e mishit të kuq!


