Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Këto janë ide shumë të mira, të cilat ju ndihmojnë të zgjidhni ushqimet e duhura me mençuri. Por, shumë ushqime që pretendohet se përmbajnë vlera të mëdha ushqyese janë thjesht zhgënjyese. Për shembull, drithërat mund të jenë të mbushura me yndyrna dhe sheqer. Edhe ushqimet”pa yndyrë shpesh përmbajnë shumë kripë apo sheqer.
Këtu janë 6 këshilla për të zgjedhur ushqime të shëndetshme:
Hani mëngjes: Shumë ushqime që mund të konsumohen në mëngjes, ju japin mundësi të shpenzoni kaloritë e marra gjatë ditës.
Provoni një kombinim të një sasie të vogël të diçkaje me yndyrë të shëndetshme: si gjalpë, me një sasi më të madhe të diçkaje të lehtë, si feta mollë apo selino.
Hani arra: Arra pa kripë, bajame, kikirikë, fara kungulli, lajthi, përmbajnë shumë lëndë ushqyese të dobishme. Arrat kanë shumë kalori, kështu që hani sasi të vogla.
Hani proteina: Mundohuni të keni më shumë se një makronutrient (proteina, yndyra, karbohidrate) në çdo vakt që konsumoni. Kur vaktet janë të balancuara kanë tendencë për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm.
Mos hani ushqim ndërkohë që jeni duke bërë diçka tjetër: nëse jeni duke parë televizor ose duke parë televizor mos hani ushqime.
Merrni ushqim me vete: në këtë mënyrë do të frenoni vetën nga ëmbëlsirat që mund të blini si një “vakt i shpejtë”
Burimi: http://www.health.harvard.edu/


