6 probleme që seksi mund t’i kurojë më së miri

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shëndeti  i mirë seksual nënkupton shëndet më të mirë fizik. Të pasurit  marrëdhënie seksuale një ose dy herë në javë i mbron njerëzit nga gripi, ftohjet ose infeksionet e ndryshme, dhe jo vetëm. Lexoni disa nga problemet që mund të kurojë seksi:seks_kure

Dhimbjet e kokës: Një studim i publikuar tek gazeta “Cephalalgia” e Shoqërisë Ndërkombëtare e Dhimbjeve të Kokës, zbuloi se më shumë se gjysma e vullnetarëve që vuanin nga migrena filluan të shfaqnin përmirësime pasi kryen marrëdhënie seksuale, ndërsa 20% u kuruan plotësisht nga dhimbjet e kokës. Sipas kërkuesve shkencorë, gjithçka lidhet me lëshimin e hormonit të endorfinës gjatë seksit. Ata endojnë se aktiviteti seksual mund të lehtësojë dhimbjet e migrenës, prandaj përdoret nga disa pacientë si një trajtim akut të dhimbjeve të kokës.

Dhimbjet nga menstruacionet: Kryerja e marrëdhënieve seksuale mund t’ju ndihmojë nëse keni dhimbje nga menstruacionet. Gjatë orgazmës, muskujt vaginalë kontraktohen duke lëshuar substanca në tru, që veprojnë si lehtësues natyral të dhimbjeve.

Ftohje – Kryerja e marrëdhënieve të rregullta seksuale ndikon gjithashtu në rritjen e imunitetit, duke ndihmuar në shërimin e ftohjes. Seksi ndikon në rritjen e nivelit të imunoglobinës A, një antitrup që lufton virusin e ftohjes.

Pagjumësi: Pas seksit, trupi lëshon hormonin oksitocinë, që ju bën rë përgjumur. Femrat prodhojnë më shumë nga ky hormon se meshkujt.

Lemzë: Sipas Dr. Francis M. Fesmire orgazma ndihmon në pushimin e lemzës duke qenë se stimulon nervin pneumograstik.

Depresion: Studime të ndryshme kanë provuar se seksi ndihmon tek shëndeti mendor. Sipas James Coan, profesori i psikologjisë tek Universiteti i Virxhinias, “kur kryejmë marrëdhënie, trupi prodhon hormone lumturie, si oksitocina dhe endorfina”. Një studim i fundit ka zbuluar se seksi oral ndihmon gjithashtu kur jeni në depresion, meqë sperma përmban substanca që përmirësojnë humorin dhe përmbajnë antidepresantë.

Burimi: Popsugar / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë