6 shenja të fshehura të kancerit të mushkërisë që nuk kanë lidhje me kollën

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Me siguri e mendoni kancerin e mushkërive si sëmundje e duhanpirësve – e kemi dëgjuar shpesh këtë si një paralajmërim për heqjen dorë nga ky ves i keq. Por, edhe pse kjo qëndron, e vërteta e plotë është se kanceri i mushkërisë nuk është ekskluzivisht sëmundje e duhanpirësve.

Dhe numri i jo-duhanpirësve që zhvillojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse vazhdon të rritet: Gjatë një studimi të kryer te 2170 pacientë evropianë me kancer të mushkërisë, ka rezultuar që numri i jo-duhanpirësve të cilët janë prekur nga kanceri është më shumë se dyfishuar që nga viti 2008 deri në vitin 2016.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 20% e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i mushkërisë çdo vit hasen tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Është e vërtetë që duhanpirja është një ndër faktorët më rrezikues, megjithatë nuk është e vetmja. Pa e ditur mund të jeni të ekspozuar edhe ndaj faktorëve të tjerë rrezikues.

Për shembull, mund të rrethoheni nga gazra radioaktive si radoni, asbesti apo tymi i duhanit.

Fatkeqësisht, simptomat shpesh nuk shfaqen deri në momentin që kanceri ka avancuar, duke e bërë më të vështirë trajtimin e sëmundjes.

Kjo është edhe një nga arsyet kryesore përse kanceri i mushkërisë është kaq vdekjeprurës. Vetëm 18% e njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje mbijetojnë 5 ose më shumë vite, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit.

Ja cilat janë disa nga shenjat e para të kancerit të mushkërisë.

Shfletoni galerinë…

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur