660 milionë lekë për Spitalin e Traumës, pacientët sërish presin në shkallë

Emanuel Smaka

Punimet e kryera për rikonstruktimin e ambienteve të Spitalit Universitar të Traumës u konsideruan sukses nga Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit në muajin tetor të vitit të kaluar. “Ka ndodhur një revolucion teknik i paparë. Sot mund të krahasohemi me spitalet bashkëkohorë që kemi parë në Itali e Gjermani. Më kujtohet që para 4 vitesh ishte një spital lufte. Sot është një gjë krejt tjetër. Kjo është një ëndërr e bërë realitet”, deklaroi kryeministri.

Por, pak muaj pas këtij investimi, pacientët detyrohen të presin në ambiente aspak të përshtatshme. Nga një vëzhgim i bërë nga Pro Pacientit, rezulton se në repartet e konsultave në katin e dytë dhe të tretë të Spitalit Universitar të Traumës, pacientët apo ata që duan të takojnë të afërmit e tyre, nuk kanë ambient ku të ulen për të pritur. Stolat e vetëm gjatë pritjes janë bërë shkallët e këtij institucioni.

“Rrëmujë e madhe është bërë. Të paktën nga një stol ta kishim se bllokojmë kalimin e të tjerëve. Këtu vërtetë ka shumë pak hapësirë, por kërkojmë që të menaxhohet disi, se po na merret fryma nga numri i madh i njerëzve”, tregon P.I., pacient në spital.

Fakti që në repartet e konsultave pranë Spitalit Universitar të Traumës ka edhe pacientë të shtruar, vijon të krijojë prej kohësh një situatës të tillë. Në këtë institucion shëndetësor është deklaruar nga Ministia e linjës se janë investuas 660 milionë lekë për rikonstruktimin e infrastrukturës dhe blerjen e pajisjeve mjekësore. /ProPacientit

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi