BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike

Pas më shumë se dy vitesh negociata, Parlamenti Europian ka miratuar këto ditë reformën e legjislacionit farmaceutik të Bashkimit Europian.

Një hap i rëndësishëm ky për shëndetin publik në Europë, i cili synon modernizimin e rregullave që lidhen me barnat. Kjo reformë parashikon detyrime më të forta për kompanitë farmaceutike, nga ana tjetër synon të përmirësojë aksesin e pacientëve në medikamente, të parandalojë mungesat e barnave dhe të krijojë një sistem më të drejtë e më konkurrues për industrinë farmaceutike.

Një nga pikat kyçe është kërkesa ndaj kompanive për të garantuar furnizimin e vazhdueshëm me barna, veçanërisht me ato jetike. Autoritetet do të kenë gjithashtu më shumë mundësi për të ndërhyrë kur rrezikohet furnizimi i pacientëve.

Reforma parashikon edhe nxitjen e kërkimit shkencor për trajtime të reja, përfshirë antibiotikët, ku beteja me antibiotiko-rezistencën konsiderohet e humbur, kërkime shkencore për barnat që trajtojnë sëmundjet e rralla dhe terapitë për fëmijët.

Një tjetër synim është lehtësimi i hyrjes së barnave gjenerike në treg, duke forcuar konkurrencën dhe duke krijuar mundësi për trajtime më të përballueshme.

Megjithatë, miratimi i reformës nuk do të thotë se ndryshimet do të zbatohen menjëherë. Pjesa më e madhe e rregullave pritet të bëhet e zbatueshme pas një periudhe tranzicioni, ndërsa disa masa do të hyjnë në fuqi më herët./tch

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit