700.000 euro investim, pacientët e poliklinikës së specialiteteve nr.1 vazhdojnë të ulen përtokë

Iraniani (2)

Elona Tereziu, “Shëndet+”

Poliklinika e Specialiteve Nr.1 , ose siç njihet ndryshe Iraniani, ka pak ditë që është transferuar tek ish-godina e vjetër, tashmë e rikonstrukturuar.

Kjo poliklinikë mbulon 1/3 e popullsisë së Tiranës (Qyteti Studenti, Shkoza, Dajti, Krraba, Bërzhita, Petrela, Baldushku), si dhe ofron shërbim në 18 specialitete të ndryshme.

Rikonstruksioni i kësaj godine i ka kushtuar plot 630 mijë dollarë buxhetit të shteti, ndërkohë që bashkë me investimet shtesë, sipas drejtorit të kësaj qendre, Ylli Kërçani, shpenzimet shkojnë diku tek 700 mijë euro investim.

Vetë Ministri Beqaj në nisje të punimeve (rreth 10 muaj më parë) deklaroi se ky investim do të shërbejë si një demostrim se jemi në rrugën e duhur përsa i përket kujdesit shëndetësor, parësor.

Iraniani (4)E ndërkohë që shifrat flasin për një përmirësim të dukshëm, pacientët shprehen të pakënaqur. Sipas tyre, mungojnë stolat dhe godina nuk ofron orientimin e duhur.

Pacientët: Mezi pritëm të hapej

Yljet Hoxhaj : Si ndërtesë mirë, por si orientim keq. Më parë pyesje tek recepsioni ku bëhet kjo vizitë dhe të thoshte numrin, tani duhet të sorollatesh gjithandej, nuk orientohesh dot. Në korridore duhet të
viheshin më shumë stola. Kush të ulet i pari aty? Jemi pleq ne, ku të rrimë në këmbë?!

Felek Luli: Qenka bërë shumë më e mirë krahasuar me si ka qenë. Por solloratja është problem i madh. Përderisa është bërë gjithë ky investim, shpresoj që kjo të ndryshojë.

Sheige Aliaj: Mezi kemi pritur që të hapej. Atje ishte skandal, s’ishte ambjent për të kryer vizita ai. Analizat bëheshin në një tavolinë aty në korridor e të shkonte një muaj për të marrë përgjigjen. Ja sa është data sot, një muaj fiks bëhem , por unë kam nevojë se jam e sëmurë. Si mund të pres unë gjersa të Iraniani (3)dalin analizat? Një muaj unë bëhem për vdekje. Shpresojmë që kjo gjë të ndryshojë.

E në fakt stolat nuk është se mungojnë, por ato pak që gjenden nëpër korridore, bëhen fare të papërfillshëm përballë numrit të pacientëve.

Drejtori: Kemi shumë fluks

I pyetur nga gazeta “Shëndet+”,  drejtori i kësaj qendre Ylli Kërçani, e justifikon fluksin me numrin e lartë të pacientëve që mbulon kjo qendër, ku pohon se vetëm një vit më parë, regjistrohet të jenë kryer 256.000 vizita dhe shërbime.

Postime të ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë