8 fakte mbi kolesterolin

Nga Blerina Bombaj, dietologe

  • kolesteroliEdhe pse futet në grupin e yndyrnave, kolesteroli nuk është yndyre dhe për më tepër nuk ka kalori. Kolesteroli është pjesë esenciale e membranës së qelizave njësoj si llaçi që mban tullat të bashkuara.
  • Është pjesë e strukturës qelizore të trurit.
  • Është e nevojshme për tretjen e yndyrnave
  • Ka rëndësi jetike për formimin e hormoneve të seksit (estrogjen, progjesteron dhe testosteron)
  • Ndihmon trupin të prodhojë vitaminën D.
  • Gjendet vetëm në qelizat e organizmave të gjallë, dhe jo në qelizat e bimëve! Kështu që reklamimi i vajrave bimore si “pa kolesterol” është pa sens!
  • Meqenëse kolesteroli është jetik, trupi ynë e prodhon vetë. Ne prodhojmë rreth 3000mg kolesterol në ditë = 10-fishin e sasisë që marrim zakonshëm nga ushqimi.
  • Nëse ne nuk ushqehemi me ushqime që përmbajnë kolesterol, atëherë trupi do ta prodhojë vetë.

A e dini se vendosja e kokrrizave të verdha në kapakët e syve mund të jetë një simptomë fizike e kolesterolit të lartë në gjak?

Kolesteroli, i miri dhe i keqi, raporti mes të dyve është më i rëndësishëm sesa shifrat veç e veç!

Shifrat e kolesterolit përdoren për të vlerësuar riskun kardiak.

MOS HARRONI: I rëndësishëm është raporti i kolesterolit LDL me kolesterolin HDL, dmth kolesteroli i keq pjesëtuar me kolesterolin e mirë të jetë më pak se 3,5!

Që zemra juaj të jetë e mbrojtur:

  • Kolesterol i keq më pak se 130mg/dl
  • Kolesterol i mirë më shumë se 50mg/dl
  • Trigliceridet më pak se 150mg/dl

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe