Në të gjithë botën viruset e hepatitit janë shkaktarët më të zakonshëm, por hepatitis mund të shkaktohet edhe nga infeksione të tjera apo substanca toksike (helmuese) të tilla si alkooli, medikamente të caktuara (si për shembull paracetamoli, flagyli, antibiotikë të ndryshëm, etj), disa tretës industrial organikë, parazitë të ndryshëm, mykra apo edhe sëmundjet autoimune. Përsa i përket shkaktarëve viralë, hepatitet klasifikohen në këto lloje: hepatit viral A, B, C, D dhe hepatitis E.
– Respektoni rregullat e higjienës(larje e shpeshtë e duarve).
– Përdorni prezervativ gjatë kontaktit seksual
– Mos përdorni pajisjet personale të tjetrit si: furçë dhëmbësh dhe brisk roje.
– Nuk duhen përdoruar të njëjtat age dhe shiringa.
– Përdorni doreza nëse ju duhet të prekni gjakun e një personi tjetër.
– Sigurohuni që tatuazhet apo vendosja e sendeve me shpim (piercing) në trup, të bëhet me mjete sterile.
– Nuk duhet dhuruar gjak apo produkte të tij, nëse e dini apo zbuloni se keni Hepatit B.
– Testohuni për Hepatit B dhe C, pasi shpesh bartësit nuk e dinë se janë të infektuar me to.
– Testimi rrit mundësinë e zbulimit të hershëm të personave bartës apo të formave kronike, si dhe rrit mundësinë e trajtimit të hershëm të tyre.
8 këshillat më të shpeshta për t’u mbrojtur nga hepatitet



