8 simptoma të kancerit të pankreasit që NUK duhet t’i injoroni

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Pankreasi është një nga ato organet për të cilat me siguri nuk mendoni shumë për të. Ky organ në formë fluturze, 15 cm i gjatë, i fshehur pas stomakut, ka si detyrë kryesore të ndihmojë në tretjen e ushqimit dhe të kontrollojë sheqerin në gjak.

Zakonisht funksionin në mënyrë të përsosur pas skene. Por, kur gjërat nuk shkojnë mirë, mund të ndikojë në të gjithë trupin. Vetëm 2% e njerëzve në të gjithë botën mund të diagnostikohen me kancer të pankreasit, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit. Është më i përhapur tek moshat e treta, megjithatë nuk përjashtohen as rastet tek të rinjtë e moshave 20-30 vjeç.

Kjo është pjesa më e frikshme e kancerit të pankreasit: Ka probabilitetin më të lartë të vdekjes së çdo lloj kanceri – më pak se 8% e njerëzve arrijnë të jetën për 5 vitet e ardhshme pas diagnostikimit me kancer të pankreasit.

Pse? Arsyeja kryesore është sepse është shumë e vështirë që kjo sëmundje të diagnostikohet që në fazat e para. Pankreasi është i futur aq thellë në trup sa nuk mund të shihet apo ndihet masa tumorale deri sa ajo të përhapet edhe në organet e tjera.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të dini simptomat e kancerit të pankreasi dhe, nëse po i përjetoni ato, duhet mos t’i injoroni.

Shfletoni galerinë për të zbuluar disa nga shenjat e para të kancerit të pankreasit që duhet t’i dini.

Postime të ngjashme

Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026