95 mijë diabetikë në vend, rriten me shpejtësi shifrat e sëmundjes! Shkak kryesor, kequshqyerja dhe stili i jetesës

Kequshqyerja dhe stili i jetesës kanë ndikuar në rritjen e numrit të të prekurve nga diabeti në Shqipëri.

Përllogariten afro 95 mijë persona të diagnostikuar, por kjo shifër është edhe më e madhe, pasi shumë nga qytetarët e prekur nuk e dinë që janë me diabet.

Për herë të parë për pacientet me diabet kanë mbërritur sensorët që masin gliceminë në gjak.

“Ky është një lajm i mirë sepse me këtë metodë nuk shpojnë gishtin, por e masin me një aparat në krah”, tha kreu i shoqatës, Florian Toti.

Pacientët me diabet, tha zv ministrja e Shëndetësisë, trajtohen me  barna dhe 20% e fondit të rimbursimit shkojnë për trajtimin e këtyre pacientëve./Tch

Postime të ngjashme

Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin