Cilat janë metodat kirurgjikale për zmadhimin e prostatës?

Pas marrjes për një kohë të ilaçeve për zmadhimin e prostatës këta pacientë kanë nevojë për ndërhyrje në hapjen e kanalit të urinës. Këto ndërhyrje mund të bëhen me kirurgji të hapur ose sipas metodave më të reja me operacion të mbyllur (TUR-prostataProstate).

Kirurgjia e mbyllur ose TUR-prostata bëhet nëpërmjet një instrumenti fiberoptik, i cili futet nëpërmjet kanalit të urinës dhe heq prostatën nga brenda duke hapur kanalin e urinës. Kohëzgjatja e këtij operacioni është rreth 1 orë dhe rreth 2-3 ditë shtrim në spital.

Operacioni i hapur i prostatës realizohet për prostata që janë më të mëdha se 90 gr dhe zgjat rreth 1,5 orë. Pas operacionit pacienti qëndron rreth 4-5 ditë në spital.

Në operacionin e mbyllur të prostatës rreziqet që mbarten gjatë dhe pas operacionit janë minimale; kurse operacioni i hapur ka një përqindje më të lartë risku.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?