Eurostat: Kanceri shkaku kryesor i vdekjeve për njerëzit nën 65 vjeç në Bashkimin Evropian

Për Eurostat, kanceri është shkaku i vdekjes në 40.6 për qind të grave dhe 25.6 për qind të burrave në popullatën nën moshën 65 vjeç në Europë.

Eurostat ka publikuar një raport mbi shkaqet kryesore të vdekjeve në BE për personat nën 65 vjeç për vitin 2021 , që nxjerr në pah se sëmundjet tumorale ishin shkaku më i shpeshtë i vdekjeve për gratë në këtë grupmoshë, me 40.6% të të gjitha vdekjeve të regjistruara, ndërsa për meshkujt zë 25.6% të totalit të fataliteteve.

Shkaqet e tjera më të shpeshta të vdekjes për gratë nën 65 vjeç ishin sëmundjet e qarkullimit të gjakut me 14.9%, pasuar nga COVID-19 me 10.2% dhe sëmundjet e frymëmarrjes me 4.2%.

Ndërsa gratë, humbën jetën në shumicën e tyre si pasojë e sëmundjeve tumorale, burrat kishin me të lartë, faktorin e sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, të cilat zënë 22% të totalit të vdekjeve mes tyre. Covid 19, ishte shkak i 9.8% të fataliteteve  dhe aksidentet  në 6.9% të rasteve.

Kur bëhet fjalë për personat e moshës  mbi 65 vjeç të dhënat tregojnë se, shkaqet kryesore të vdekjes për gratë janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut (37.3%), kanceri (16.9%), COVID-19 (9.9%) dhe sëmundjet e frymëmarrjes (5.7%).

Shkalla e vdekshmërisë në BE për njerëzit nën 65 vjeç ra me 5 përqind midis 2011 dhe 2021 . Eurostat konstaton ulje mbi mesataren për secilin nga tre shkaqet kryesore të vdekjes: sëmundjet e qarkullimit të gjakut me 17 për qind, aksidentet me 20 për qind dhe kanceri me 23 për qind.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë