PETRUSHKA, inteligjenca artificiale që pritet të trajtojë depresionin

Njerëzit me depresion po ftohen të jenë pjesë e një eksperimenti klinik përmes një mjeti digjital i krijuar nga Departamenti i Psikiatrisë së Universitetit të Oksfordit, i cili pritet të japë kura të personalizuara për pacientët që vuajnë nga depresioni.

Mjeti revolucionar dixhital, i quajtur PETRUSHKA, është zhvilluar dhe po testohet nga një ekip në Departamentin e Psikiatrisë të Universitetit të Oksfordit dhe financohet nga (NIHR).

PETRUSHKA është një algoritëm i AI – i informuar nga të dhënat nga më shumë se një milion njerëz – i cili rekomandon në kohë reale ilaçet më të mira kundër depresionit për çdo individ. Mjeti personalizon trajtimin, duke përdorur informacione nga çdo pacient, si mosha, gjinia dhe simptomat, dhe përfshin dhe efektet anësore. Studiuesit thonë se kjo është një mënyrë inovative për të fuqizuar pacientët në procesin e vendimmarrjes gjatë procesit të trajtimit.

Në Mbretërinë e Bashkuar 8.6 milionë njerëz trajtohen me antidepresantë çdo vit, por rreth 80 për qind e tyre e ndërpresin trajtimin pas vetëm disa javësh. Kjo ndodh shpesh sepse ilaçet kundër depresionit përshkruhen pa një kuptim të qartë se cili ilaç është më i përshtatshëm për çdo individ. Pra, njerëzit e ndalojnë marrjen e tyre në kohë të shpëjtë, sepse nuk është përshtatur për ta individualisht.

“Ne duam të jemi sa më të saktë që të jetë e mundur dhe të identifikojmë trajtimin më të mirë për çdo pacient më shpejt dhe bazuar në atë që dimë se funksionon për pacientët me karakteristika të ngjashme, në vend që të humbim kohë duke provuar trajtime që mund të jenë më pak efektive.

Pacientët tani mund të regjistrohen për të qenë pjesë e eksperimentit. Të gjitha vizitat do të bëhen me një psikiatër konsulent dhe mund të bëhen personalisht ose në distancë,” shprehet profesor Andrea Cipriani.

Ekipi i PETRUSHKA shpreson të rekrutojë rreth 200 pjesëmarrës të tjerë deri në verë. Eksperimenti krahason mjetin PETRUSHKA me kujdesin e zakonshëm dhe do të përfshijë gjithsej 504 pjesëmarrës.

Pjesëmarrësit e mundshëm duhet të jenë të moshës ndërmjet 18 dhe 74 vjeç, me depresion dhe që janë të gatshëm të provojnë një antidepresant.

Përshtatur nga oxfordhealthbrc.nihr.ac.uk

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj